Me idenë për avancimin e grave, nis edicioni i dytë i “Prishtina International Theater Festival”
Me moton ‘Nëse ne nuk mund ta shohim botën, atëherë bota le të flasë për neve”, do të nis edicioni i dytë i festivalit “Prishtina International Theater Festival, PITF2018”, në ambientet e teatrit “Faruk Begolli”, në kolegjin AAB.
Shfaqja e parë në këtë festival ne natën e parë garuese do të jetë “Gratë”, nga ansambli shqiptar i Maqedonisë, i regjisorit Qëndrim Rijani.
Teuta Hajdini njëra prej aktoreve të këtij filmi, tha se kjo shfaqje trajton problemet e grave dhe shoqërisë që nga zanafilla. Kjo shfaqje trajton mungesën e shkollimit dhe avancimit të grave.
Ndërsa, drejtoresha e Festivalit Burbuqe Berisha, deklaroi se meqë ky është një festival i teatorve është shumë më vështirë i realizueshëm sesa ai i filmave të cilin e kanë realizuar vitin e kaluar.
Sipas, Berishës edhe mungesa e mbështetjes financiare nga ministria e Kulturës e ka bërë më të veshtirë realizimin e këtij festivali.
“Ky është edicioni i dytë me radhë, ky është festival i teatrove, qe është shumë më vështirë se ai i filmave. Dua të veçojë se ky festival vetëfinancohet. Ne kemi bërë kërkese nga dy nivelet, po s’kemi marr mbështetje financiare. Ne jemi mbështetur nga miqtë anembanë botës. Jo rastësisht kemi fillu me shfaqjen gratë nga ansambli i Shkupit, sepse është produkt i një prej regjisorëve me te mire shqiptar”, tha Berisha.
Tutje, Berisha shtoi se programi është shume i larmishëm pasi qe ka shfaqje nga Shqipëria si ” Nëna dhe Fëmija”, realizuar nga Dino Mustafiq. Pastaj, shfaqja “Rrëfimi”, qe vjen nga regjisori Alfred Traversa. “Pula”, shfaqje nga Ana Bateva nga shteti i Bullgarisë. “Like mother like daughter”, me regjisor Jasmin Novljakovic, nga Kroacia. Shfaqja “Shërbëtoret”, me regjisor Kiço Londi, nga Shqipëria. Si dhe shfaqja “Holly Shit”, me regjisor Ilir Bokshi nga Kosova.
Koordinatori i festivalit, Zija Rexhepi tha se ky festival do të ndajë çmime ne netët garuese për shtatë shfaqjet.
“Festivali ndan çmime për aktorin më të mirë, aktoren më të mire, shfaqja më e mirë. Janë tri juri për vlerësim”, tha Rexhepi.
Vlen të theksohet se motoja e këtij festivali “Nëse ne nuk e shohim botën, atëherë leje botën të flasë për neve”, lidhet me mosliberalizimin e vizave.
Ndryshe, pas shfaqjes “Gratë”, sonte do të ketë edhe AfterParty, ku do të marrin pjesë artistë të ndryshëm.