Me gjithë mungesat e mëdha, PSG-ja e mposht Man Unitedin dhe kalon me një këmbë në çerekfinalen
Përkundër mungesave të mëdha në sulm dhe në mesfushë pa yjet si Neymar dhe Edi Cavani, Paris Saint-Germaini e ka tronditur Manchester Unitedin duke e mposhtur 2:0 në Old Trafford në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve të martën.
Skuadra e Thomas Tuchel udhëtoi drejt Anglisë pa dy futbollistët kryesor, Neymarin dhe Edinson Cavanin që janë të lënduar, dhe vendosi titullar mbrojtësin e djathtë Dani Alves në vijë me Angel Di Marian dhe Kylian Mbappen.
Kjo iu shpagua atij, pasi PSG-ja e mposhti Man Unitedin e Ole Gunnar Solskjaerit – i cili debutoi në Ligën e Kampionëve si trajnerë – duke krijuar një epërsi shumë të rëndësishme për ndeshjen e kthimit pas dy javës.
Kjo ishte humbja e parë e trajnerit norvegjez pas 11 ndeshje në krye të Unitedit si trajner i përkohshëm.
Vizitorët dështuan të bënin një goditje brenda kornizës së David de Geas gjatë gjithë pjesës së parë, ndërkohë që Unitedi ishte skuadër më e mirë, por asnjëra nuk qe në gjendje të shënojë.
Tetë minuta brenda pjesës së dytë, megjithatë, mbrojtësi Kimpembe u la i vetëm në shtyllën e dytë dhe theu akullin duke shënuar pas një harkimi nga këndi.
Kylian Mbappe e dyfishoi epërsinë e gjigantit parisien vetëm shtatë minuta më vonë, pas një superaksioni kur u asistua nga Di Maria.
Në fund të takimit, Unitedi e humbi edhe Paul Pogan i cili u përjashtua nga ndeshja me kartonin e dytë të verdhë dhe si pasojë do të mungojë pas dy javësh në ndeshjen e kthimit në Paris.
PSG-ja do ta presë Manchester Unitedin në Paris pas dy javësh pas një fitore të lehtë dhe një epërsinë prej dy golave që i jep gjasa shumë të mëdha për të kaluar në çerekfinale.