Më 30 korrik do të mbahet ankandi i nëntë me radhë për vitin 2020
Ministria e Financave ka njoftuar se me 30 korrik 2020 do të mbahet ankandi i nëntë me radhë për vitin 2020.
Në këtë ankand, do të bëhet Rihapja e Obligacionit 10 vjeçar të emetuar paraprakisht më 31 korrik 2018.
Në njoftimin e Ministrisë thuhet se vlera e emetuar do të jetë 10 milionë euro me frekuencë të pagesës së interesit çdo 6 muaj.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftim.
Tutje theksohet se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.