Më 26 maj mbahet ankandi i pestë i letrave me vlerë për vitin 2023

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se më 26 maj do të mbahet ankandi i pestë për vitin 2023.
Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro, njofton Klankosova.tv.
Ministria nëpërmjet një kumtese bën të ditur se investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
Tutje, MF-ja shton se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, qytetarët mund të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.