Më 10 mars mbahet ankandi 30 milionësh i letrave me vlerë
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 10 mars 2023 do të mbahet ankandi i dytë për vitin 2023.
Në këtë ankand do të emetohen obligacione me maturitet dyvjeçar në shumën prej 30 milionë euro.
Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen 2 vjet dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”.