McGregor sërish po hetohet për sulm seksual
Ylli i arteve të përziera marciale, Conor McGregor është duke u hetuar sërish për një sulm seksual, pas akuzave që iu bënë në dhjetor të vitit të kaluar.
Një grua e të 20-ave dyshohet se është sulmuar nga McGregor në një veturë të cilën e kishte parkuar në vendparkimin e një pub’i në Dublin.
McGregor nuk është intervistuar ende dhe as i është ngritur aktakuzë deri më tani.
Ndërkohë, një publicist ka thënë se kampioni mohon çdo përfshirje të tij në ndonjë sulm të mundshëm seksual.
McGregor, i pensionuar në mars nga boksi, ka pasur disa probleme me drejtësinë. Së pari ai u konfrontua me një të moshuar e më pas i theu telefonin një personit që po e filmonte, transmeton FaktePlus.