MC Kresha fillon karrierën në botën e futbollit

Phoenix ka konfirmuar zyrtarisht se kanë arritur marrëveshje me Kreshnik Fazliu, i njohur më shumë si MC Kresha.
Repartisti kosovar gjithmonë ka treguar njohurit e tij për futbollin vendor dhe atë ndërkombëtar, derisa ditë më parë është pajisur edhe me licencë të trajnerit.
Andaj, me këtë të arritur, ka ardhur edhe puna e tij e parë në futbollin kosovar, duke iu bashkuar Phoenixit.
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të klubit
Me kënaqësi i’u njoftojmë se Mc Kresha ka pranuar të bashkohet me klubin e futbollit Phoenix si pjesë e stafit teknik dhe menaxher gjeneral.E falënderojmë dhe na nderon për bashkëpunimin e tij me trajnerin Gani Sejdiu.
Zyrtarzimi behet ne ditet ne vijim!