Mbyllet termocentrali më i vjetër bërthamor
Franca planifikoi sot mbylljen e termocentralit më të vjetër bërthamor, që gjendet në Fessenheim.
Një nga dy reaktorët e termocentralit, i lidhur me rrjetin energjetik të vendit për herë të parë në vitin 1977, u planifikua të mbyllej, në një proces që do të zgjasë deri nesër në mëngjes dhe i dyti do të mbyllet më 30 qershor.
Kjo është masa e parë e një programi për mbylljen e 14 nga 58 reaktorët bërthamorë të Francës deri në vitin 2035.
Qeveria planifikon të reduktojë proporcionin e energjisë elektrike franceze të prodhuar nga impiantet bërthamore nga mbi 70% në vitin 2018, në 50% në 2035, duke rritur përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë.