Mbyllet raundi i dhjetë, mësohen pikët momentale nga gjyqtarët
Para pak sekondash ka përfunduar edhe raundi i dhjetë në rimeçin mes britanikut dhe meksikanit.
Joshua është në epërsi me pikë, 88-83 deri më tani dhe po e shfrytëzon si është më së miri këtë, pasi po luan tejet kujdesshëm në mbrojtje.
Thjeshtë po e pret momentin e kundërveprimit dhe ta mbyll meçin para kohe. Por Ruiz vështirë se do të dorëzohet, shihet se është i etur për fitore.
Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në raundin e 11’të, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.