Mbyllet pjesa e parë, Suedia me ndihmën e ‘VAR-it’ në epërsi ndaj Kosovës
Tashmë ka përfunduar pjesa e parë e takimit ndërmjet Suedisë dhe Kosovës, duel ky në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2022.
Në 20 minutat e para, të dyja skuadrat po luanin me kujdes të shtuar, por Hadergjonaj preku me dorë topin në zonën e 16-metërshit dhe gjyqtari akordoi penallti
Penalltia erdhi pasi gjyqtari për gjashtë minuta u konsultua me ‘VAR’ për të marr vendimin final, ku Forsberg ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë që shënoi për epërsinë e Suedisë në 1:0.
Ndërsa, rastin më të mirë për Kosovën e pati Elbasan Rashani i cili goditi afër shtyllës pas një kundërsulmi mirë të organizuar nga Milot Rashica.
Kujtojmë se 6 mijë tifozë kosovarë janë të pranishëm në shkallët e stadiumit “Friends Arena”.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh në pjesën e dytë derisa ne do t’ju mbajmë të informuar për çdo risi nga ky takim.