Mbyllen Universitetet Publike në tri qytete të Kosovës
Vendimin e ka marrë sot Këshilli Shtetëror i Cilësisë.
Në mbledhjen e mbajtur sot është vendosur që të miratohet vendimi i propozuar nga ekspertët ndërkombëtarë.
Pas këtij vendimi, Universiteti Publik i Mitrovicës, Universiteti i Pejës dhe Universiteti i Prizrenit nuk e kanë të drejtën për të regjistruar studentë në këtë vit akademik.