Mbyllen 5 lokale në Gjakovë, nuk i respektuan masat kundër koronavirusit
Aksion rigoroz i Policisë dhe Inspektoratit është duke u zhvilluar në tërë Kosovën, ku vetëm në Gjakovë janë mbyllur 5 lokale pasi nuk i kanë respektuar masat e qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.
Duhet theksuar se është paralajmëruar sot nga ministri Armend Zemaj, se do të ndërmarrim masa të menjëhershëm ndaj atyre që nuk po i respektojnë masat mbrojtëse.
Ndërsa vetëm gjatë tri ditë të fundit në Kosovë kanë vdekur 41 persona nga koronavirusi.