Mbushet me pacientë Klinika Infektive në Pejë
Ngjason me Klinikën Infektivë në Prishtinë. E madje në këtë kohë të Pandemisë, luan rolin e njëjtë.
Në Klinikën Infektive të Spitalit Rajonal të Pejës ka filluar trajtimi i pacientëve të prekur me Covid 19.
Madje edhe kjo klinikë është mbushur me pacient.
Sipas Drejtori i Spitalit Rajonal të Pejës, Skender Dreshaj brenda kësaj klinike po trajtohen gjithës 54 pacientë.
Për shkak të numrit të madh të pacientëve që po kërkojnë ndihmë, Dreshaj thotë se janë detyruar të bëjnë edhe riorganizim hapësinor në Spital.
Në këto reparte janë aktivizuar edhe infermierët nga Klinikat tjera.
Por numri i tyre ka filluar të jetë shqetësueses pasi shumë prej tyre janë prekur nga virusi.
E për shkak të mungesës së stafit mjekësor, në këtë Klinikë u doli në ndihmë edhe një ish infektolog i cili tash është në pension.
Zenel Shatrri thotë se me të parë situatën, e pa të arsyeshme të kthehet në Klinikë.
Ndërkohë, gjatë të Hënës në Klinikën Infektive u pa një numër i madh i qytetarëve që po prisnin për kontrolle mjekësore.
Ata po thonë se për ta kryer këtë po duhet të presin disa ditë.
E në këtë Klinikë për të kryer kontrolle mjekësore në lidhje me virusin, u panë edhe nga pjesëtarë të FSK-së.
Ndërkohë, pranë klinikës u panë edhe familjar të pacientëve të cilit vinin vazhdimisht ti vizitonin të afërmit e tyre.