Mbushen 30 vjet nga greva historike e minatorëve të Trepçës
Sot në Stan Tërg shënohet 30- vjetori i grevës historike të minatorëve. Kjo grevë historike rikujton 20 shkurtin e vitit 1989, ku minatorët u ngujuan në minierë, në shenjë revolte ndaj regjimit të asaj kohe.
Para 30 vjetëve minatorët e Trepçës kishin filluar grevën e urisë për të mbrojtur Kosovën nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, duke shënuar kështu zhbërjen e Jugosllavisë.
Kanë qenë rreth 1,300 minatorë që kishin hyrë në këtë grevë për të mbrojtur ekzistencën e Kosovës dhe autonominë e saj.
Greva historike e minatorëve të Trepçës e vitit 1989 qe bërë zë i rezistencës gjithë popullore demokratike e paqësore kundër presioneve të Serbisë për ta ripushtuar Kosovën.
Në shënimin e këtij përvjetori në Stan Tërg do të marrë pjesë edhe kryeministri aktual i vendit, Ramush Haradinaj.