Mbretëria e Bashkuar raporton rreth 4 mijë raste të reja me COVID-19
Rreth 4 mijë raste të reja kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar.
Ndërsa, gjatë të dielës janë raportuar 5 mijë e 693 raste me COVID-19, thuhet sipas shifrave nga Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social.
Që nga fillimi i pandemisë Mbretëria e Bashkuar numëron rreth 440 mijë raste të reja dhe ai i vdekjeve ka arritur në 42 mijë, përcjell BBC.