Mbretëria e Bashkuar kufizon reklamimin e ushqimeve të pashëndetshme
Në Mbretërinë e Bashkuar, reklamimi i ushqimit të pashëndetshëm do të kufizohet rëndë nga fundi i vitit të ardhshëm.
Siç njoftoi Qeveria në Londër, reklamimi i ushqimeve me përmbajtje të lartë yndyre, kripe ose sheqeri në televizion dhe internet do të ndalohen të shfaqen përpara orës 21:00, shkruan Deutschland Funk.
Kjo nuk vlen për reklamat në mediat sociale ose në faqet e internetit të prodhuesve.
Në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën e Veriut, një në tre fëmijë është mbipeshë.
Sekretari i Shëndetit Publik Churchill, tha se për shkak se fëmijët po kalonin më shumë kohë në internet, ishte e rëndësishme t’i mbronte ata nga reklamat jo të shëndetshme, pasi përmbajtjet që shohin të rinjtë mund të kenë ndikim në vendimet dhe zakonet e tyre.