Mbretëresha miraton ligjin që ndalon Brexitin pa marrëveshje
Mbretëresha Elizabeth II e Mbretërisë së Bashkuar miratoi formalisht ligjin që ia ndalon Qeverisë së kryeministrit Boris Johnson të përfundojë daljen nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje, deri më 31 tetor.
“Projektligji mbi tërheqjen e BE-së ka marrë pëlqimin mbretëror”, njoftoi Dhoma e Lartë britanike në “Twitter”.
Miratimi i mbretëreshës ishte etapa e fundit e nevojshme për hyrjen në fuqi të këtij teksti që synon të pengojë një Brexit pa marrëveshje.