Mbrëmë e refuzoi, a takohet sot Haradinaj me Ramën?
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ditën e dytë të vizitës në vendin tonë, do të vazhdojë takimet me liderët e partive politike.
Rama do të zhvillojë takime me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, atë të AKR-së, Behgjet Pacollin dhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Po ashtu, në agjendë është paraparë edhe një takim me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, por ky i fundit siç tha dje nuk pritet të takohet me Ramën për shkak të një përplasjeje të mëhershme rreth idesë së shkëmbimit të territoreve që përfundoi me një padi të kryeministrit shqiptar në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj Haradinajt për shpifje.
“Është e pamundur me u takua i padituri me paditësin. Kjo s’ka kurrfarë logjike. Nuk ndihem mirë që si i paditur të takohem me askënd e as me zotin Edi Rama… Nuk kam mundësi që në këtë rast të bëjë lëshime”, deklaroi ndër të tjera Ramush Haradinaj.
E prej qëndrimeve të djeshme, deri tani nuk ka ndonjë deklaratë tjetër dhe konfirmim për një takim të mundshëm mes Haradinajt dhe Ramës./FaktePlus