Mblidhet sërish Komisioni Hetimor Parlamentar për PTK dhe Vala
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala do të blidhet sërish sot për të diskutuar lidhur me të gjeturat e deritashme dhe rreth vazhdimit të punës së Komisionit pas vendimit për shpërndarjen e Kuvendit.
Komisioni në fjalë deri tani ka kryer shumicën e punës, pasi ka intervistuar një numër të madh zyrtarësh, por ende nuk ka përpiluar një raport përfundimtar.
E vendimi i marrë ditë më parë në Kryesi të Kuvendit nga subjektet politike që kjo legjislaturë të shpërndahet më 22 gusht, ka sjell në një situatë të re Komisionin Hetimor Parlamentar.
Kështu në mbledhjen e sotme që do të fillojë nga ora 10:00 diskutimi kryesor do të jetë rreth vazhdimit të punës së Komisionit pas rrethanave të reja të krijuara me vendimin për shpërndarjen e Kuvendit.
Rendi i ditës:
- Miratimi i Rendit të Ditës,
- Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e datave 25.07.2019 dhe 05.08.2019,
- Diskutim rreth vazhdimit të punës së Komisionit pas rrethanave të reja të krijuara lidhur me shpërndarjen e Kuvendit,
- Të ndryshme.