Mblidhet Kuvendi, dy seanca vazhdojnë – mbahet edhe një e re
Në Kuvendin e Kosovës sot është është paraparë vazhdimi i dy seancave dhe mbajtja e një të reje
Në orën 10:30 do të vazhdojnë seancat e papërfunduara ku në të parën do të hidhen për votim projektligjet për ratifikimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtare.
Pas kësaj, do të vazhdojë seanca e re ku pritet të votohen rezolutat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës rreth menaxhimit të pandemisë së koronavirusit.
Në seancën e re që nis në orën 11:00 do të flitet për gjendjen financiare në Telekom dhe për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës