Mblidhet komisioni, diskutohet për gjendjen e pandemisë në komunat e Kosovës
Sot do të mblidhet Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media i Kuvendit të Kosovës.
Në takimin e këtij komisioni me përfaqësuesit e Asociacionit të Komunave të Kosovës do të diskutohet lidhur me gjendjen e pandemisë Covid 19 në komunat e Kosovës.
Marrë parasysh të dhënat e fundit që ka publikuar IKSHPK, deri më tani është raportuar për 989 persona të infektuar, 769 të shëruar dhe 29 të vdekur nga koronavirusi.