Mblidhen maraklitë e kerreve, MTI ua jep në shfrytëzim Qendrën e Panaireve në Bërnicë
Mblidhen maraklitë e kerreve, MTI ua jep në shfrytëzim Qendrën e Panaireve në Bërnicë
Maraklitë e kerreve nga vendet e ndryshme të botë do të mblidhen në Kosovë me 27 korrik, ku do të mbahet edhe evenimenti i veturave nga grupi “Marakli t’kerreve”.
E në këtë datë, pikërisht për këtë eveniment, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) do tua jap për shfrytëzim Qendrën e Panaireve në Bërnicë.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, pas takimit me djemtë e grupit “Marakli t’kerreve”.
Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në ‘Facebook’, Shala ka përgëzuar djemtë për punën që po bëjnë.
“Më 27 korrik 2019, në Qendrën e Panaireve në Bërnicë, të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, do mbahet evenimenti i veturave nga Marakli t’kerreve. U dakorduam me djemtë e grupit më të madh të veturave që MTI do t’ua jap hapësirën në shfrytëzim për këtë datë. Një punë e jashtëzakonshme e këtyre djemve, që mbledhin nga shumë vende të botës merakli të veturave”, shkruan Shala.