Mbledhja e parë e Qeverisë Hoti – këto janë fjalët e para
Qeveria e re e kryesuar nga Avdullah Hoti ka mbajtur mbledhjen e parë.
Hoti para mediave ka shpalosur edhe njëherë prioritetet e Qeverisë. Ka deklaruar se ndër prioritetet është fuqizimi i miqësisë me partnerët ndërkombëtarë e dialogu.
“Do të ndërtojmë kohezionin shoqëror që i ka munguar Kosovës tash e një kohë. Forcimi i shtetit ligjor, fuqizimi i miqësisë me partnerët ndërkombëtarë, marrja e përgjegjësive kushtetuese për procesin e dialogut, janë prioritetet tona” tha Hoti, transmeton FaktePlus.
“Qeveria ka detyrë t’i jap frymë demokracisë së brendshme dhe ta respektojë Kushtetutën”.
“Do të punojmë me të gjithë partnerët duke qenë llogaridhënës në pozitë e opozitë, duke vendosur diskurs të ri edhe brenda koalicionit e në komunikim me mediat, opozitën e shoqërinë civile, duke ofruar transparencë”.
“Është një program ambicioz. Unë besoj në të dhe këtë ekip të shkëlqyeshëm. Do i dalim zot pritjeve të qytetarëve të vendit”, u shpreh ai.