Mbi 85 mijë viktima nga koronavirusi në botë
Zyrtarisht mbi 85 mijë njerëz kanë vdekur në botë nga virusi korona.
Kjo bëhet e ditur në Worldmeters, ku aktualisht janë 1,467,320 janë të infektuar, 85,375 të vdekur dhe 316,254 të shëruar, njofton Klan Kosova
Italia prin me numrin e të vdekurve me 17,669 viktima deri më tani, teksa ka 139,422 persona të infektuar dhe 26,491 të shëruar.
Spanja zë vendin e dytë me 14,673 viktima, 146,690 të infektuar dhe 48,021 të shëruar
Shtetet e Bashkuara të Amerikës zën vendin e tretë për viktima me 13,020 por janë të parët në botë me numrin e të infektuarve me 405,129 të infektuar teksa janë shëruar 21,935 persona.
Kujtojmë se pas përhapjes në Kinë për herë të parë në dhjetor COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, është përhapur në të paktën 181 shtete dhe rajone në të gjithë botën, me epiqendrën e tij duke kaluar në Evropë.