Mbi 500 të prekur nga koronavirusi në Amerikë
Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur në 500, pasi virusi vazhdon të përhapet në të gjithë vendin.
Të paktën 21 njerëz kanë vdekur.
Presidenti Donald Trump më herët nënshkroi një projektligj emergjence prej 8.3 miliardë dollarësh, i krijuar për të luftuar shpërthimin e virusit, raporton BBC.