Mbi 48 milionë të infektuar nga Covid-19 në botë, të vdekurit kalojnë shifrën e 1,2 milion
Të infektuarit me covid-19 në të gjithë botën e kanë kaluar shifrën e 48 milionë, më saktë janë 48,034,287 nga të cilët kanë ndërruar jetë 1,224,415 prej tyre.
Sipas të dhënave të Johns Hopkins University, SHBA- ja është më e prekura nga pandemia e Covid-19 me 9,485,448 dhe 233,717 të vdekur.
SHBA-ja për herë të parë që prej nisjes së pandemisë së Covid-19 ka regjistruar mbi 100 mijë raste në 24 orë
Më pas është India me 8,313,876 të infektuar dhe 123,611 të vdekur, Brazili ka 5,590,025 të infektuar dhe 161,106 të vdekur.