Mbi 3 mijë e 600 punëtorë shëndetësorë kanë vdekur nga COVID-19 në SHBA
Më shumë se 3 mijë e 600 punonjës të sistemit shëndetësor amerikan kanë humbur jetën në vitin e parë të pandemisë së koronavirusit.
Kjo është ajo që ka dalë nga një raport i “Lost on the Frontline”, një hetim 12-mujor nga “Guardian dhe Kaiser Health NeWs (KHN).
Në raportin e plotë të “Lost on the Frontline” për vdekjet e punonjësve të kujdesit shëndetësor në SHBA zbulohet se shumë prej këtyre vdekjeve mund të ishin parandaluar, si edhe pabarazitë në lidhje me racën dhe etnitetin.
Qeveria federale nuk i ka ndjekur gjerësisht këto të dhëna, por janë shtuar thirrjet që administrata e Biden t’i përllogarisë. Projekti, i cili gjurmonte kush humbi jetën dhe pse, jep të dhëna konkrete mbi funksionimin dhe dështimet e sistemit të kujdesit shëndetësor të SHBA-së gjatë pandemisë.
Ndër zbulimet kryesore të raportit janë pabarazitë e thella të lidhura me racën, etninë dhe statusin ekonomik në fuqinë punëtore të kujdesit shëndetësor të Amerikës.
Punëtorët me pagë më të ulët që merreshin me kujdesin e përditshëm të pacientit, duke përfshirë infermieret, personelin ndihmës dhe punonjësit e shtëpive të të moshuarve, kishin më shumë të ngjarë të vdisnin në pandemi se sa mjekët.
Seria e raporteve hetimore një vjeçare zbuloi se shumë prej këtyre vdekjeve mund të ishin parandaluar.
Mungesa e pajisjeve mjekësore dhe maskave, mungesa e testimit të Covid, gjurmimi i dobët i kontakteve, udhëzimi i paqëndrueshëm i maskave nga politikanët, hapat e gabuar nga punëdhënësit dhe zbatimi i butë i rregullave të sigurisë në vendin e punës nga rregullatorët qeveritarë të gjitha kontribuan në rritjen e rrezikut me të cilin përballen punonjësit e kujdesit shëndetësor.
Studimet tregojnë se punonjësit e kujdesit shëndetësor kishin më shumë se 3 herë më shumë gjasa të kontaktonin Covid sesa publiku i gjerë.