Mbi 3 mijë e 500 raste aktive me koronavirus në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se nga 459 mostra të marra në 24 orët e fundit, 226 persona kanë rezultuar pozitivë me koronvairus, kështu duke e çuar në 8 mijë e 330 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
Sipas njoftimit gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndërruar jetë 15 persona nga koronavirusi të cilët kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese dhe numri i përgjithshëm i viktimave në Kosovë ka arritur në 227, raporton lajmi.net.
Po ashtu, IKSHPK-ja ka njoftuar se janë shëruar edhe 115 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve nga koronavirusi është 4 mijë e 578.
Bazuar në këto të dhëna aktualisht në tërë Kosovën janë 3 mijë e 525 raste aktive me koronavirus.
Komunat e Kosovës ku sot pati të infektuar me Koronavirus (Renditja)