Mbi 215 mijë euro gjoba në fushatë, cilat parti deri më tani kanë paguar këto dënime
Gjatë fushatës zgjedhore PDK është gjobitur me 66 mijë e 100 euro, AAK me 52 mijë e 750 euro, ndaj LVV janë shqiptuar gjoba në shumë prej 44 mijë e 700 euro. Gjoba mori edhe LDK-ja në shumë prej 28 mijë e 600 euro, NISMA me 22 mijë euro dhe ndaj subjektit politik Lista Srpska janë shqiptuar gjoba në shumë prej 2 mijë e 200 euro.
Kosova ka mbajtur Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare në kohë të pandemisë e ku shkak i kësaj është vendosur vetëm 10 ditë fushatë zgjedhore.
As në këtë fushatë zgjedhore, partitë politike nuk kanë lanë pa i shkelur rregullat zgjedhore.
Nga Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtesave, kanë bërë me dije për FaktePlus se disa nga partitë politike kanë shkelur rregullat bazë të zgjedhje kështu duke i gjobitur ata.
PZAP thekson se kjo e fundit për shkak të mosrespektimit të Kodit të Mirësjelljes, nga ana e subjekteve politike, mbështetësve dhe përkrahësve të tyre, gjatë fushatës së zgjedhjeve dhe thyerjen e heshtjes zgjedhore në ditën e heshtjes zgjedhore si dhe në ditën e zgjedhjeve, ndaj tyre ka shqiptuar gjoba në shumën prej: 216 mijë e 350 euro.
Nga PZAP thonë se ndaj subjektit politik PDK-së janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 66 mijë e 100euro, ndaj AAK-së 52 mijë e 750 euro, ndaj subjektit politik LVV janë shqiptuar gjoba në shumë prej 44 mijë e 700 euro.
Gjoba mori edhe LDK-ja në shumë prej 28 mijë e 600 euro, NISMA me 22 mijë euro dhe ndaj subjektit politik Lista Srpska janë shqiptuar gjoba në shumë prej 2 mijë e 200 euro.
Nga ky institucion po ashtu kanë bërë me dije se vetëm Lista Serbë ka paguar gjobën e dhënë nga PZAP.
“Lista Serbe e ka paguar borxhin ne tersi, respektivisht ka paguar shumën e gjobave në vlerë prej: 2,200.00 euro, ndërsa subjektet tjera ende nuk i kane paguar gjobat”, thuhet në përgjigjen e PZAP-së.
Çfarë shkelje kanë bërë saktësisht partitë?
Fushata Zgjedhore: Përdorimi i aseteve dhe objekteve publike gjate fushatës zgjedhore, Vendosja e billbordeve ne hapësirat e subjekteve tjera politike, Përdorimi i personave të mitur gjatë fushatës, Vendosja e posterave ne rruge publike, Përdorimi i gjuhës se urrejtjes, Mbajtja e tubimit publik pa paralajmërim, Shkelja e Kodit te Mirësjelljes, Vendosja e billbordeve ne hapësirat e subjekteve tjera politike, Vendosja e billbordeve dhe panove në prona politike dhe përgjatë rrugëve, Vendosja e posterëve në shtylla elektrike, Vendosja e posterave në objekte publike, Vendosja e grafiteve në objekte publike.
Heshtja zgjedhore: thyerja e heshtjes zgjedhore gjatë ditës së votimit-për të votuar subjektin e caktuar politik, thirrja për të votuar disa kandidatë nëpërmjet portaleve të gazetave, shpërndarja apo postimi i disa fotografive me aktivitet elektoral në rrjete sociale si Facebook, , thirrje për të votuar nëpërmjet rrjetit social Facebook, bërja e fushatës me veturë 100m afër qendrës së votimit, shpërndarja e SMS për votim tek qytetarët, vendosja e banerëve me foto të kandidatëve në afërsi të shkollës, vendosja e posterëve të kandidatëve në oborrin e Qendrës së Votimit, mbajtja e fushatës gjatë ditës së votimit, etj.
Ndryshe në këto zgjedhje fituese ka dal Lëvizja Vetëvendosje me 47 për qind./FaktePlus