Mbi 2 mijë persona janë vaksinuar kundër COVID-19 në 24 orët e fundit
Në 24 orët e fundit në Kosovë 2 mijë e 103 persona janë vaksinuar kundër COVID-19.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas kësaj ministrie, numri i vaksinave të administruara deri tani ka shkuar në 1 milion e 692 mijë e 762.
884 mijë e 516 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës