Mbi 115 milionë vaksina kundër koronavirusit janë dhënë në Turqi
Turqia ka administruar mbi 115.16 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19 që kur nisi imunizimin në janar, sipas shifrave zyrtare të publikuara të shtunën.
Mbi 55.14 milionë njerëzve u është dhënë doza e parë e vaksinës dhe më shumë se 48.04 milionë janë vaksinuar plotësisht.
Turqia gjithashtu ka dhënë doza të treta përforcuese për më shumë se 10.94 milionë njerëz.
\Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 26 mijë e 217 raste të reja, 217 vdekje dhe 27 mijë e 663 shërime.