Mbi 100 mijë raste të reja me COVID-19 në Francë, numri më i lartë i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë
Franca ka regjistruar 104,611 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit, numri më i lartë i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë.
Zyrtarët janë shprehur të shqetësuar për përhapjen e shpejtë të variantit Omicron, ndërkohë autoritetet shëndetësore kanë rekomanduar që të rriturit të marrin dozën përforcuese tre muaj pas vaksinimit të tyre fillestar.
Qeveria e Francës pritet të mblidhet më 27 dhjetor, për të diskutuar rreth masave të reja, ndërsa shpreson që rritja e fushatës së vaksinimit është e mjaftueshme që vendi të mos izolohet sërish.
Ndryshe nga disa vende të tjera europiane, presidenti Emmanuel Macron deri më tani i ka rezistuar vendosjes së kufizimeve të ashpra për të luftuar variantin Omicron, duke shpresuar se programi i dozave përforcuese do të parandalojë që sistemi shëndetësor të mbingarkohet.
Shifrat e fundit shënojnë një rritje dramatike që nga fillimi i muajit: më 4 dhjetor, vendi regjistroi 50,000 raste. Franca ka regjistruar 9,116,068 raste dhe 122,546 viktima nga që nga fillimi i pandemisë.
Deri më tani, 76.5 për qind e popullsisë është vaksinuar plotësisht