Mbi 10 mijë aplikime për “uniformen blu”, Policia e Kosovës merr një vendim
Të rinjtë e Kosovës duket se kanë shumë dëshirë të bëhen policë. Interesimin për ta veshur “uniformen blu” deri më tash e kanë shprehur mbi 10 mijë qytetarë. Policia e Kosovës ka marr vendim që ta zgjasë edhe par disa ditë afatin e konkursit.
Institucioni i Policisë së Kosovës, gjatë muaji të kaluar, ka hapur konkurs për pranimin e zyrtarëve të rinj policorë. Ky konkurs ka për qëllim rritjen e numrit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Ndonëse afati i fundit për aplikim ka qenë data 16 nëntorë, Policia e Kosovës e ka vazhduar për dhjetë ditë të tjera.
Sipas policisë, përfundimisht ky konkurs do të mbyllet më 26 nëntor. E veçanta e këtij konkursi është se kësaj radhe konkuruesit janë duke aplikuar online në sistemi e-Kosova.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës dhënë Agjencisë së Lajmeve Fakte Plus, deri në datën 16 nëntorë, kanë aplikuar mbi 10 mijë të rinjë.
Në përgjigjen e policisë theksohet e regjistrat e tyre kanë apliuar të gjitha etnitë dhe gjinitë.
Nga PK-ja po ashtu pohojnë se vazhdimi i afatit për aplikim është bërë me qëllim të mundësimit të aplikimit online në stacionet policore personave të cilët kanë vështirësi për aplikim.
“ Deri me datë 16 nëntor 2021 kanë aplikuar mbi 10.000 kandidatë, nga të gjitha etnicitetet si dhe gjinitë, përderisa afati për paraqitjen e aplikacioneve është vazhduar edhe për dhjetë (10) ditë duke filluar nga data 17 Nëntor 2021 deri me datë 26 Nëntor 2021, me qëllim të ofrimit të mundësisë edhe më të gjatë kohore për aplikim, si dhe të ju mundësohet aplikimi online në stacionet policore edhe kandidatëve të cilët kanë vështirësi për aplikim online (ju mungojnë pajisjet për aplikim si dhe nuk kanë qasje në internet)”, thuhet në përgjigjen e policisë për FaktePlus.
Ndryshe konkursi është publik në ëebfaqen e Policisë së Kosovës- rubrika Shpallje/Mundësi Punësimi ku mund ti gjeni kriteret që duhet të përmbushen për aplikim.
Për tu bërë pjesë e forcave të sigurisë në vend, aplikuesit do t’i nënshtrohen disa testeve.
“Testi me shkrim, i aftësive fizike, intervista, testi psikologjik, kontrollimi mjekësor, verifikimi i së kaluarës”.
Forma e aplikimit është ajo online përmes ëeb faqes zyrtare të Policisë së Kosovës.
Madje në konkurs janë të paraqitura edhe disa detyra dhe autorizime të përgjithshme të policisë.
Sipas njoftimit theksohet se policët duhet të mbrojnë jetën, pronën dhe të ofrojnë siguri për të gjithë personat.
Kandidatët që aplikojnë për zyrtarë policorë në Policinë e Kosovës duhet t’i përmbushin këto kritere:
a) Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
b) Të jetë i moshës 18-30 vjeçar;
c) Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;
d) Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale;
e) Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale;
f) Të mos posedojë në vend të dukshëm tatuazh (fytyrë, qafë, duar);
g) Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike. /FaktePlus