Mbi 1 mijë të vdekur dhe 25 mijë e 164 raste të reja me COVID-19 në Gjermani
Gjermania ka regjistruar 25.164 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.
Sipas të dhënave nga Instituti Robert Koch, janë raportuar 1.244 të vdekur duke çuar numrin e përgjithshëm në 43.881.
Gjermania radhitet e 10’ta në botë për nga numri më i madh i rasteve të infektuara me gjithsej 1 milionë e 980 mijë e 861 raste.
Deri tani në këtë shtet janë shëruar 1 milionë e 620 mijë e 200 persona, ndërsa 316 mijë e 257 raste janë aktive me të.
Në gjendje të rëndë shëndetësore janë 5 mijë e 230 persona.
Gjermania deri tani ka kryer 36 milionë e 353 mijë e 196 testime për COVID-19