Mbajtën topin për dy minuta e 33 sekonda, ja sa pasime bënë futbollistët e Anglisë
Kombëtarja e Anglisë ka arritur të sigurojë finalet e Euro 2020, pas fitores ndaj Danimarkës me rezultat 2:1.
Të dyja skuadrat zhvilluan lojë shumë të mirë duke i sjellë vështirësi të mëdha njëra tjetrës.
Në minutat e fundit Anglia ka qenë spektakolare me disa pasime te futbollistëve anglezë, shkruan FaktePlus.
Anglezët mbajtën topin për dy minuta e 33 sekonda ku kanë zhvilluar 53 pasime të sakta.
Çdo pasim i futbollistëve anglezë është shoqëruar me brohoritje nga tifozët.
“Kjo ishte një punë e shkëlqyer, një shenjë se ekipi ka vrapuar shumë për mos ta humbur topin. Kjo tregon vetëmohimin e skuadrës”, ka thënë kapiteni Harry Kane.