Mbahet festivali ‘Flakadan i Karadakut’ në Viti
Në Viti është mbajt manifestimi Flakadani i Karadakut. Ky manifestim kulturor, tradicional mbahet për vitin e tetëmbëdhjetë në shenjë të nderimit të figurës se Nijazi Azemit – Komandant Mjekrra .
Manifestim mbahet për 6 ditë me radhe me aktivitete kulturore e sportive. Në vazhdën e aktiviteteve të këtij manifestimi mbahet edhe Festivali Folklorik mbarë kombëtar i ansambleve dhe shoqërive kulturore e artistike . Ky festival zgjatë tre dite dhe ka karakter garues, në të cilin përformojnë 15 ansamble.
Dje ne natën finale të këtij festivali janë ndarë këto çmime: Këngëtarja më e mirë Elvira Mazhiqi nga Ansambli “Hasan Prishtina” Vushtrri, kostumografia me autoktone –Ansambli “Koha” Tuz -Mali i Zi, Koreografia më e mirë Ansambli “Nakem” Bursa –Turqi, Valletarët me të mirë “Ibe Palikuqi” Shkup ndërsa Vendi I tret ansambli “Xheladin Zeqiri” Tetovë,Vendi I dyte” Bajram Shabani” Kumanovë,vendi i parë “Hasan Prishtina” Vushtrri dhe çmimi special “Nakem”.