Maxhuni raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së
Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Shpend Maxhuni pritet që sot të raportojë para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së.
Komisioni i Kuvendit pritet që të mblidhet nga ora 11:00, me ç’rast do të diskutohet lidhur me çështje të ndryshme, përfshirë edhe situatën e sigurisë në veri të vendit.
Rendi i ditës:
- Miratimi i rendit të ditës;
- Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së komisionit, të mbajtur më 28.05.2019
- Takim i Komisionit me Drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, z. Shpend Maxhuni;
- Diskutim lidhur me realizimin e Planit të Punës së Komisionit për gjashtë mujorin e parë
- Të ndryshme.