Mattis: ISIS-i mund të rikthehet nëse ShBA-ja nuk mban presion
Ish-Sekretari i Mbrojtjes së ShBA-së, James Mattis ka thënë se ISIS-I mund të rikthehet, disa ditë pasi u bë e ditur se trupat ushtarake amerikane do të tërhiqeshin nga veriu i Sirisë për t’ia lënë vendin një ofenzive ushtarake turke.
“Në këtë rast, nëse ne nuk e mbajmë presionin, ata do të kthehen. Është një fakt që ata do të kthehen”, i tha Mattis NBC-së.
“Natyrisht, kurdët po përshtaten me sulmet turke. Dhe ne do të duhet të shohim nëse ata janë në gjendje ta vazhdojnë luftën kundër ISIS. Do të ketë një ndikim. Pyetja është, sa?”
Mattis nënvizoi që edhe nëse SHBA-ja shpall luftë dhe trupat tërhiqen, ISIS-i mund të rindërtohet. “Ne mund të dëshirojmë një luftë, ne madje mund ta shpallim atë. Ju mund të tërhiqni trupat tuaja, sikur Presidenti Obama mësoi në rrugën e vështirë jashtë Irakut, por ne themi në ushtri se armiku merr një votë në raste të tilla” tha ai , transmeton FaktePlus
Lëvizja për t’i tërhequr trupat nga zona përpara ofensivës ushtarake turke mori kritika të gjera, përfshirë këtu nga zyrtarët e lartë republikanë si Mitch McConnell.
Ky gjest nga shumëkush u pa edhe si dhënie e dritës së gjelbër për Turqinë që t’i sulmonte forcat kurde të mbështetura nga ShBA-ja./FaktePlus