Matoshi- Bahtirit: Sehirbazi nga Mitrovica që dikur shiste “poçurka”
Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka paralajmëruar nisjen e bisedimeve me partitë politike për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Nisma e tij, vjen pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë të udhëhequr nga kryeministri tashmë në detyrë, Albin Kurti, i cili e ka përjashtuar mundësinë që të nisin konsultimet për qeverinë e re, pasi duhet kaluar pandemia dhe mandej të shkohet në zgjedhje.
Në këtë debat sot janë përfshirë eksponentë nga politika dhe analistë, duke dhënë mendime pro e kundër si qeverisë së re ashtu edhe zgjedhjeve të reja.
E i ashpër ndaj tentimeve për formimin e një Qeverie të re mëngjesin e sotëm ka qenë kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili deklaroi se nëse formohet një qeveri e tillë pa shkuar në zgjedhje do të ketë vëllavrasje.
Ai i ka bërë apel presidentit Hashim Thaçi që të ketë kujdes dhe t’i shpallë zgjedhjet.
Pas kësaj deklarate, Bahtirit i reagoi Milaim Zeka e më pas edhe Halil Matoshi i cili e quan ‘Sehirbaz’’ .
Tutje deklaron se thirrjet për trazira e luftë duhen dënuar nga prokurorët.
Shkrimi i plotë:
Sehirbazi nga Mitrovica
Dikur dukej pazarxhi i parrezikshëm, që tregëton “počurka” dhe hokatar i pasherr!?
Sot, sehirbazit nga Mitrovica i qenkëshin rritë thonjtë dhe po lypka gjakderdhje në Kosovë!?
I veshun me pushtet politik, ai mpreh njato kthetrat për të cilat flet Elias Canneti dhe bâhet gati për sulm!
P.S.
Ai është vetja e dytë e votuesit shkretan e injorant, i cili, voton qiftin e tij, nën presionin e ndrydhjës, sepse i ngjason!
Thirrja në trazira dhe dhunë âshte e ndëshkueshme në kodin penal të Kosovës, porse ashiqare, prokurorë të paguximshëm sapo janë bâ gati për konvertim!?
Zot ruje Kosovën nga kthetrat!