Maskat bëhen të detyrueshme në shumë pjesë të Parisit
Maskat në fytyrë duhet të mbahen në shumë pjesë të Parisit nga sot, pasi autoritetet kanë vendosur masa të reja për të parandaluar përhapjen e infeksionit në kryeqendrën e Francës.
Urdhri vlen për personat nga mosha 11-vje[are dhe më lartë për zonat e ngarkuara, si bankat dhe po ashtu përgjatë lumit Seine dhe tregjet e hapura.
Më tepër se 100 rrugë në Paris duhet të respektojnë këtë urdhër, sipas listës që është dërguar nga policia.
Mirëpo, disa vende të shquara turistime, si Kulla e Ajfellit, Arc de Triomphe dhe Champs-Elysees, bëjnë përjashtim nga rregullat e reja.
Maskat janë obligative në hapësirat e mbyllura publike në Francë. Ata që shihen pa maskë rrezikojnë gjobë deri 135 euro.
Të premten, Franca regjistroi 2288 raste të reja me COVID-19. Ekspertët paralajmërojnë se Franca mund ta humbasë sërish kontrollin me COVID-19.