MASHT merr një vendim interesant për të gjitha shkollat
Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka njoftuar se i ka urdhëruar të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniversitar që të vendosin kutitë e ankesave.
Bytyqi këtë e ka bërë të ditur në profilin e tij social facebook, ku ka deklaruar se deri tek ky vendim ka ardh me qëllim që të mundësohet parashtrimi i ankesave lidhur me parregullsitë në këto institucione.
“ Të dashur qytetarë, Sot kam marrë vendim që në të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës të vendosen kutitë e ankesave. Për zbatimin e këtij vendimi, kam obliguar Drejtoritë Komunale të Arsimit, ndërsa, kutitë e ankesave do të jenë nën menaxhimin e Inspektoratit të Arsimit për një periudhë kalimtare (minimumi 1 vit). Këtë vendim, e kam marrë me qëllim që të mundësohet parashtrimi i ankesave eventuale lidhur me parregullsitë në institucionet e arsimit parauniversitar.”, ka shkruar Bytyqi./FaktePlus