Masat e reja në Itali, preken të gjitha, por jo arsimi
Por kur vjen fjala te shkollat, ministrja e arsimit nuk lëkundet.
“ Fëmijët janë të lumtur që u kthyen nëpër klasa dhe aty duhet të qëndrojnë”, tha Luccia Azzolina, e cila mbështet me forcë idenë që shkollat të mbeten hapur.
Në disa rajone të vendit, ishte hedhur ideja që mësimi të zhvillohej vetëm në distancë. Dekreti qeveritar i masave të reja antiCovid në Itali i bën të detyrueshme maskat në ndërtesa publike, por edhe në rrugë.
Madje thuhet se ato duhen mbajtur edhe në shtëpi në praninë e personave që nuk janë pjesëtarë të familjes. Rastet e përditshme të koronavirusit u dyfishuan javën e kaluar, duke arritur në 5,000 të premten, hera e parë që prej muajit mars, ndërsa të shtunën shkuan në gati 6,000. Edhe pse patën një rënie të lehtë këto dy ditët e fundit, shifrat zakonisht ne kete vend kane pesuar rritje nga mesi i javës.