Masat e reja në fuqi: Kujdes, kaq është dënimi për maskë dhe orë policore
Qeveria e Kosovës, ka miratuar masat e reja kundër pandemisë COVID-19, ku ora policore nis nga 22:00 deri në 05:00. Qytetarët janë të obliguar që të bartin maskën, pavarësisht vendit në të cilin ndodhen. Kurse, do të jenë të hapura deri në orën 21:00, ndërsa muzika lejohet deri në 20:30.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shtimin e masave të reja anti-Covid, në mënyrë që përhapja e virusit të jetë sa më e vogël.
Me masat e reja, qytetarët janë të obliguar që të bartin maskën, pavarësisht vendit në të cilin ndodhen.
E në rast të mos vendosjes së maskës dhe shkeljes së orës policore, qytetarët do të gjobiten nga shteti.
Por, sa mund të dënohen qytetarët që nuk i përfillin masat e Qeverisë?
Bazuar në Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, qytetarët që nuk e respektojnë vendimin për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve, dënohen me gjobë deri në 200 euro, shkruan IndeksOnline.
Për persona juridikë, gjoba është 500 euro.
Ndërkohë, gjoba për ata që nuk i vendosin maskat dhe nuk e mbajnë distancën fizike është 35 euro.
Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 hyri në fuqi gjatë gushtit të vitit 2020, ligj ky që ka krijuar bazën ligjore për institucionet shtetërore për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Llogaritët se mbi 300 mijë qytetarë janë gjobitur për mosrespektim masash kundër COVID-19 që nga muaji gushti i 2020-s e deri fund të dhjetor të 2021.
Llojet e gjobave për parandalimin dhe luftimin e COVID-19
Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 hyri në fuqi gjatë gushtit të vitit 2020, ligj ky që ka krijuar bazën ligjore për institucionet shtetërore për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
24.2 Drejtuesi i mjetit motorik i cili nuk e respekton vendimin e Organit Kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të përcaktuar, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro.
Sipas këtij neni janë shqiptuar 4 gjoba
24.3 Personi fizik i cili nuk e respekton Vendimin e Organit Kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve sipas orarit të caktuar, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro.
Sipas këtij neni janë shqiptuar 18 gjoba
24.4 Personi juridik i cili nuk e zbaton vendimin e Organit Kompetent për krijimin e kushteve dhe mbajtjen e distancës së përcaktuar në hapësirat në të cilat janë përgjegjës dënohen me gjobë prej pesëqind (500) euro, ndërsa personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro.
Sipas këtij neni janë shqiptuar 51 gjoba
24.5 Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e maskës, dënohet me gjobë prej tridhjetëepesë (35) euro.
Sipas këtij neni janë shqiptuar 395 gjoba
25.2 Personi fizik i cili organizon aktivitete publike dhe jopublike të ndaluara me vendim të organit kompetent, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro dhe ndalimin e aktivitetit.
Sipas këtij neni është shqiptuar 1 gjobë
“Këto masa, në masë të madhe janë duke u respektuar nga shumica e qytetarëve, të cilët edhe i falënderojmë, por janë hasur edhe persona të cilët nuk i kanë përfillur të njëjtat dhe ndaj tyre policia ka qenë e detyruar tu shqiptojë gjoba”. Policia fton qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe nëse kanë informacione se persona, apo vende të caktuara nuk respektojnë masat Anti-Covid-19, të lajmërojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406, dhe policia do të marrë të gjitha masat e nevojshme , sipas ligjit antiCovid-19.
Masat që janë në fuqi nga aktualisht
Qeveria e Kosovës i ka miratuar masat e reja anti-COVID. Kufizimi i lëvizjes do të jetë nga ora 22:00 deri në orën 05:00, nga ora 00:00, që ishte në fuqi deri tani.
Me masat e reja, cilido person që hyn në Kosovë duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit me tri doza, ose edhe me dy doza, por me një test PCR të 48 orëve të fundit. Nga kjo kërkesë lirohen ata që hyjnë transit, diplomatët e huaj, fëmijët nën 12-vjeç, e ata që kanë dëshmi mjekësore se janë të liruar nga vaksinimi.
Përjashtim bëjnë edhe shtetasit e Kosovës që s’kanë dy doza të vaksinës, por ata duhet të karantinohen në shtëpi për shtatë ditë. Të gjithë punonjësve të institucioneve publike do t’u kërkohet certifikata me të paktën dy doza.
Procesi mësimor do të zhvillohet siç është bërë deri tani. Pensionistët vazhdojnë të jenë të liruar nga paraqitja e rregullt.