“Martohen” Donaldi dhe Beatrix, momenti kur shkëmbejnë puthjen e parë
Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj kanë shkëmbyer puthjen e parë brenda shtëpisë së Big Brother Vip.
Produksioni ka organizuar një lojë në formë dasme për banorët, ku ata do duhej ta zgjidhnin vetë “çiftin”.
Banorët thanë emrat e Beatrix dhe Donaldit.
Gjatë kohës kur po bëhej “dasma” në shtëpi, Beatrix dhe Donaldi kanë dhënë puthejn e parë njëri-tjetrit, derisa po vallëzonin.
Më pas, ata kanë vazhduar puthjet pothuajse gjatë gjithë natës.
Ata shfaqën hapur pëlqimin për njëri-tjetrin ndërsa janë shfaqur mjaft të afërt me njëri-tjetrin.
Ditën e djeshme, Beatrix pranoi se ka kohë që e pëlqen por po priste një shenjë nga aktori.
“Më duket çdo gjë magjike. Shumë flutura në stomak, nuk e keni idenë. Fluturat janë gjithë kohës. Ka kohë që e pëlqej sepse kemi shumë gjëra të përbashkëta.”, tha ajo.
Afrimiteti i tyre ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet pasi Donaldi shprehu dashurinë për Bora Zemanin.
Pak javë më parë, Donaldi i dhuroi dhe varësen e tij për përvjetorin e njohjes së tyre.