Martin Berishaj është shtetas i katër vendeve në rajon, ky është shteti i fundit që u zbulua
Martin Berishaj, ambasadori i përfshirë në një prej skandaleve më të mëdha rajonale si diplomat i Kosovës, del se nuk e ka vetëm shtetësinë e Malit të Zi, Sllovenisë dhe Kosovës.
Deri më tani, Martin Berishaj është e konfirmuar që i posedon apo i ka poseduar minimalisht katër nënshtetësi, pasi që nuk dihet nëse e ka dorëzuar ndonjërën viteve të tij.
Po ashtu, Berishaj edhe shtetësinë e Shqipërisë e kishte marrë me procedurë të përshpejtuar më 21.04.2006, me dekretin të presidentit të asaj kohe Alfred Moisiut.
Sipas disa raportimeve në media, të pa konfirmuara, thuhet se Martin Berishaj ka qenë një periudhë edhe këshilltar i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Po ashtu, jetë aktive në skenën politike në Mal të Zi, media online “Demokracia”, ka mësuar se ka pasur edhe vëllai i Martin Nosh Berishajt, Nikollë Nosh Berishaj.
Lidhjet e ambasadorit Martin Berishaj me rrjetin e mafisë energjetike, në krye të të cilës lakohet emri i Damir Fazlliqit duket se janë shumë të hershme, pasi që edhe Sali Berisha është përfolur vazhdimisht për afërsinë e tij me Fazlliqin.
Fazlliq është një serbo-boshnjak i hetuar disa herë për mashtrim, pastrim parash, evazion fiskal dhe trafiqe. Ai është përfolur shumë herë edhe për ndihmën që ia kishte bërë Sali Berishës që të kthehej në pushtet në vitin 2005.