Marrëveshja, dinari dhe toka e Manastirit të Deçanit, Escobar javën e ardhshme në Kosovë
I dërguari i Posaçëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të vizitojë Kosovën javën e ardhshme.
Burime të Gazeta Periskopi kanë thënë se zyrtari i lartë amerikan javën e ardhshme (mesi i javës) pritet të ‘ateroi’ në Kosovë ku do të takime disa takime.
Sipas këtyre burimeve, Esocbar do të takojë liderët e partive opozitare.
Nuk dihet nëse Escobar do të takoj presidenten e Kosovës Vjsoa Osmani.
Po ashtu nuk dihet nëse se ky zyrtar i lartë amerikanë do të ketë takime edhe me kryeminsistrin e Kosovës Albin Kurti.
Raportet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës me kryeministrin e Kosovë Albin Kurti tashmë janë në “pikët më të ulët”, për shkak të kryeneçësisë së kryeministrit të Kosovës për zhvillimet e fundit, nisur nga situate e sigurisë në Veriun e Kosovës, çështja e ndalimit të dinarit për komunitetin serbë, mos zbatimi e vendimit të gjykatës Kushtetuese për tokën e manastirit e të tjera.
Shtetete e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian vazhdimisht kanë kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të zbatojnë marrëveshjen e 27 shkurtit të vitit të kaluar dhe ankesin e Ohrit, po që pak lëvizje nga të dyja palët që gjërat të ecin përpara.
Kosova që nga qershori i vitit të kaluar vazhdon të jetë nën sanksione nga SHBA dhe BE, ku miliona euro janë “ngrirë” që ishin paraparë për Kosovën përmes projekteve të ndryshme.
Këtë javë ka qëndruar për vizitë në Kosovë Ndihmës Administratorja e USAID-it, Erin McKee, ku ajo takoi vetëm presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin, por jo edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.