Marotta “thumbon” Juven: Më pëlqeu ai gol, shumë shpejt vjen zyrtarizimi (Video)
Beppe Marotta, administratori i deleguar i Inter-it, ka komentuar për “Sky Sport” golin e shënuar nga Diego Godin në sfidën e së mërkurës në mbrëmje kundër ish-ekipit të drejtuesit, Juventus-it.
“Më vjen mirë. Negociatat me të janë shumë të avancuara dhe ka qenë një kënaqësi që e kam parë të shënojë”, ka thënë Marotta.
“Zyrtarizimi? Jam optimist dhe besoj se shumë shpejt do të vijë komunikata zyrtare”.