Maradona nuk ‘mundi të prehej në paqe’, tifozët hynë në ndërtesën e presidencës, policia i largoi me dhunë ata
Ceremonia e lamtumirës së fundit për Diego Armando Maradonës nuk shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme.
Arkivoli i legjendës së futbollit ishte vendosur sot në presidencën e Argjentinës për nderime.
Megjithatë, njerëzit shkaktuan tollovi të madhe para ndërtetës ku ishte arkivoli i Maradonës.
Madje, ata sulmuan ndërtesën e presidencës, derisa intervenoi edhe policia.
Policia me shumë vështirësi arriti t’i shpërndajë tifozët nga objekti.
Ndryshe, Maradona vdiq dje pas një sulmi në zemër.