Manchester Unitedi e ndal Chelsea në ndeshjen e parë të Carrick në stol në Premierligë
Chelsea është ndalur nga Manchester Unitedi me një barazim 1:1 të dielën në ndeshjen e parë të Micheal Carrick në stolin e dajave të kuq në Premierligë, i vendosur kryesisht nga një gabim trashanik dhe një penallti e Jorginhos
Jadon Sancho e kaloi Unitedin në epërsi herët në pjesën e dytë, para se Jorginho ta shpëtonte Chelsean nga humbja duke shënuar nga penalltia në Stamford Bridge.
Megjithëse i lëshoi dy pikë, Chelsea mbetet lider i Premierligës tani me 30 pikë nga 13 ndeshje, por vetëm një më pak se kampioni në fuqi Manchester City dhe dy më pak se Liverpooli që e ndjekin nga pas.
Manchester Unitedi, që u udhëhoq nga trajneri i përkohshëm Michael Carrick për herë të parë në ligë pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaerit, është tri ndeshje pa fitore në ligë tani.