Manchester City mohon përjashtimin nga Champions League
“New York Times” publikoi një artikull ditën e hënë, ku bëri me dije se Manchester City rrezikon të përjashtohet një sezon nga Champions League për shkak të dënimit që pritet të marrë nga UEFA për shkelje të “Fair Play” Financiar.
Klubi anglez doli në një qëndrim zyrtar ku mohoi kategorikisht këto raporte dhe theksua se janë duke bashkëpunuar me “Trupën e Kontrollit të Financave të Klubeve komiteti i investigimit” (CFCB IC).
“Raporti i New York Times, duke cituar “njerëzit që njihen me rastin”, është jashtëzakonisht shqetësues. Implikimet janë që ose besimi i mirë i Manchester City në CFCB IC është i gabuar ose procesi ICCB CF po keqinterpretohet nga individë që synojnë dëmtimin e reputacionit të klubit dhe interesave të tij komerciale. Ose të dyja.
Akuzat për parregullsi financiare janë krejtësisht të rreme, dhe një dëshmi gjithëpërfshirëse e këtij fakti i është dhënë ICCB CB”, thuhet në një pjesë të deklaratës së Manchester City.
CLUB STATEMENThttps://t.co/c2S8qXQmxv
— Manchester City (@ManCity) May 14, 2019